Pandemia bllokoi garën ndërkombëtare për Aeroportin e Vlorës, ja çfarë thotë Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që vjen nga kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Kukësit. Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë theksoi se për shkak të situatës nga pandemia, është bllokuar gara ndërkombëtare e Aeroportit të Vlorës, kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave. Rama theksoi se brenda vitit do të kemi kantier edhe në Vlorë.
Postimi i Ramës:
? Live nga kantieri i Aeroportit të Kukësit?
*Situata e Pandemisë ka bllokuar garën ndërkombëtare të Aeroportit të Vlorës kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave. Sapo të krijohen kushtet për ofertuesit ndërkombëtarë, do të rifillojë me vetëm 12 ditë të mbetura dhe besoj fort që brenda vitit do të jemi në kantier edhe në Vlorë.