“Vidiç kërkoi që të shkonte në luftë kundër Kosovës”/ Deklarata e futbollistit armen
Marre nga: britic.co.uk
Një deklaratë e bujshme është thënë për ish-mbrojtësin serb, Nemanja Vidic. Futbollisti armen, Varazdat Haroyan, i cili luan në Premier League ruse me ekipin e Ural, ka thënë se Vidic është idhulli i tij, si dhe ka zbuluar një prapaskenë të ish-mbrojtësit serb, nga ku doli dhe deklarata e bujshme.
“Roli i qendërmbrojtësit është shumë i vështirë, por unë motivohem nga emra të mëdhenj si Vidic e të tjerë. Nemanja është idhulli im dhe e kam ndjekur shumë kur luante për Manchester United. Mbaj mend si i thurte elozhe Ferguson, duke e quajtur luftëtar.
Kam dëgjuar një histori, që në vitin 2006 kur u transferua tek United, se Vidic i ka kërkuar Fergusonit të shkojë në luftë kundër Kosovës në cdo kohë. Mos qofsha gabim, lufta nuk zgjati shumë pasi Kosova fitoj pavarësinë dhe prandaj Vidic nuk u largua drejt Serbisë” u shpreh Haroyan./abcnews.al
Burime dhe nga: britic.co.uk