Italia do mbajë 600 mijë emigrantë të paligjshëm, ministri për Jugun: Punojnë në fusha dhe na sjellin ushqim në tavolina
Italia do t’i japë 600,000 migrantëve të paligjshëm të drejtën e qëndrimit në vend, pasi ata kanë siguruar punë thelbësore gjatë krizës së koronavirusit.
Emigrantët e paregjistruar kanë punuar në bujqësi dhe janë kujdesur për të moshuarit në të gjithë vendin, ndërkohë që të gjithë rrezikojnë të arrestohen nëse kapen nga policia.
Qeveria po u siguron leje gjashtë-mujore migrantëve, gjë që nuk u jep atyre të drejtën e votës.
Peppe Provenzano, ministër për jugun e Italisë, tha: “Ushqimi në tryezën tonë vjen nga këto fusha. Tani ne duhet t’i japim atyre që punojnë në këto fusha, të drejtat që u janë mohuar”.
Lejet u propozuan nga ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova. Vendimi mund të futet si një dekret me efekt të menjëhershëm, por do të votohet në parlament pas 60 ditësh, sipas The Sun.