“Po diskutohet paketa e tretë ekonomike”, ministri Ahmetaj: Ja kur mund të jetë gati dhe çfarë parashikon
Ministri Arben Ahmetaj është shprehur mbrëmjen e sotme se për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të aplikohet dhe një paketë e tretë ekonomike.
Në emisionin Opinion, Ahmetaj ka thënë se paketa e tretë do jetë tipologjikisht e ndryshme nga dy të parat sepse do të ndihmojë sektorin e prodhimit dhe turizmit.
“Paketa e tretë është e rimëkëmbjes ekonomike, me injektim në sektor. Investime publike dhe private, kujdes në shtyllën sociale, por nuk do të ketë paketa të tipologjisë 1 dhe 2 . Po diskutohet instrumenti i tretë i garancisë për të ndihmuar prodhimin dhe turizimin”, tha Ahmetaj ndërsa pohoi se kjo paketë parashikohet të aplikohet në muajin qershor.