“Të jem i sinqertë, nuk kemi ende asnjë lekë nga BE për rindërtimin”
Ministri i i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka treguar se paratë e premtuara nga BE në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin, nuk i janë dhënë ende Shqipërisë.
Ahmetaj u pyet në emisionin “Opinion” për rindërtimin dhe tregoi se paratë e premtuara pritet të derdhen në buxhetin e shtetit një pjesë në korrik dhe një pjesë në vjeshtë.
“Dua të jem shumë i sinqertë, akoma në buxhet të shtetit nuk ka ardhur asnjë lek. Akoma nuk ka ardhur asnjë lek. Edhe 180 milionëshi që do të vijë nga BE nuk ka ardhur akoma.
Mendohet që do të vijë 80 milionë në Korrik dhe 100 milionë në vjeshtë. Por deri tani jemi në kuadrin e premtimeve sa i përket Covid-it”, tha ministri.