Gjykata e Lartë nis punën, Yuri Kim: Urime gjyqtarëve, thelbësore për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë që kanë filluar me punën nga dita e djeshme ku shpallën dhe vendimet e para.

Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.

Postimi i Yuri Kim:

Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT