Raportuesja për Kosovën në PE Von-Cramon: Për ndryshimin e kufijve, të pyetet populli
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon, tha se Gjermania nuk pajtohet me idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ajo sugjeroi se për këtë ‘duhet të pyetet populli përmes referendumit’.
“Nuk është që i mbetet dy presidenteve të dy vendeve se si të gjejnë një zgjidhje, pasi kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë”, tha ajo.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, ajo në një intervistë për televizionin publik, deklaroi se përveç shumë pengesave të mëdha, shihet se nuk ka vullnet politik as brenda BE-së.
Sipas Von-Cramon-it, Kosova duhet të flasë me një zë në politikën e jashtme.