VIDEO/ Tjetër protestë kundër karantinës, situatë e tensionuar mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Është shoqëruar me tensione edhe protesta e sotme e shoqërisë civile kundër atyre që konsiderohen shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria, konkretisht disa nga masat e marra në kuadër të luftës ndaj Covid 19.
Tensioni ka kulmuar pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestueve.
Por duke qenë se jemi në kohë të Covid-19, tubimi është i paligjshëm e si pasojë policia u ka kërkuar protestuesve që të largohen.
Forca të shumta të saj kanë mbërritur për të shpërndarë pjesëmarrësit, gjë që ka sjellë edhe përplasjen me ta.
Mësohet se të paktën 10 prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat mes tyre dhe organizatori, avokati Altin Goxhaj.