Basha reagon për përplasjen e policisë me protestuesit: Kjo dhunë barbare, përgjegjësi e Ramës

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në mënyrë paksa të ashpër pas imazhve të konfliktit mes policisë dhe protestuesve të Shoqërisë Civile sot.

Madje gjatë kësaj përplasje pati edhe shoqërim me forcë në Komisariat të disa prej tyre.

“Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës”, shkruan Basha në postimin e tij në “Twitter”.

“Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit”.

“Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij”, shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT