Kosovë/ Rastet e së shtunës me koronavirus, nga një klinikë private

Të gjitha rastet e reja me koronavirus të regjistruara të shtunën në Kosovë, janë raste nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës, ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një postim në Facebook ka treguar se të dielën do të testohen më shumë se 60 persona, kontakte të këtyre rasteve. Ai ka thënë se punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike kanë pasur të drejtë lëvizjeje gjatë pandemisë, dhe një numër i tyre kanë punuar edhe në institucione publike shëndetësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT