Në Tiranë të moshuarit nuk respektojnë orarin, qytetarët neglizhojnë masat e sigurisë

Teksa prej së hënës priten masa të tjera lehtësuese ndaj qytetarëve, ndërgjegjësimi i këtyre të fundit në Tiranë për të respektuar distancimin social është i një rëndësie të veçantë për të përcaktuar të ardhmen e situatës së pandemisë në vend.

Ndonëse gjatë fundjavës orari I liridaljes për pensionistët ka qenë deri në orën 10, edhe këtë të dielë ata kanë mbushur Parkun e liqenit artificial, duke mos respektuar distancimin social.

Edhe pse janë kategoria më e rriskuar nga Covid-19, një pjesë të madhe të tyre u mungonin maskat dhe dorezat.

Edhe prindërit me fëmijë, duket se kanë abuzuar me lirinë këtë të diel.

Duke shfrytëzuar edhe motin me diell, ata kanë mbushur këndin e lojërave.

Nuk mungojnë as ata që festojnë ditëlindjen.

Nëse kurba e infeksionit nuk do të pësojë rritje, atëherë kjo do të jetë fundjava e fundit që i përket vetëm të moshuarve dhe fëmijëve, pasi nuk do të ketë ndalim daljeje për kategoritë e tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT