S’ka më nevojë për autorizim! Ja bizneset që hapen nga nesër dhe masat lehtësuese për lëvizjen në qytete

Prej ditës së nesërme, 11 maj, do të ketë lehtësim të disa prej masave shtrënguese që u vendosën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kështu nesër pritet të hapin dyert një grup tjetër biznesesh që janë klinikat dentare, parukeritë si dhe disa dyqane brenda qendrave tregtare.

Nga nesër do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara

Shoferët nuk do të kenë më nevojë për autorizim që të qarkullojnë me makinë. Brenda “zonave të kuqe”, qarkullimi do të lejohet nga ora 05:00 deri në 17:30.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura

Qytetarët që kthehen nga jashtë shtetit, nga dita e nesërme nuk do ta kenë të detyruar karantinimin prek 14 ditësh në hotel, por do të mund ta kryejnë në shtëpitë e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT