Vazhdojnë polemikat për origjinën e virusit, “pacientja zero” në Wuhan nuk gjendet askund

Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shtuar së fundi kritikat ndaj saj duke thënë se nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar epideminë që në fillim në Wuhan dhe Hubei.
Polemikat vazhdojnë të rrethojnë edhe origjinën e virusit.
Ndonëse mjaft shkencëtarë dhe ekspertë mendojnë se ai është nuk është bërë nga dora e njeriut, zerat ndryshe nuk fashiten.
Clive Hamilton, autor i respektuar dhe ekspert i çështjeve të Kinës, iu kthye kësaj cështjeje duke thënë për Sky News se virusi ka dalë nga laboratori e jo nga tregu i kafshëve të egra.
Rastet më të hershme të sëmundjes sipas tij, kanë qenë persona të cilët nuk kishin asnjë kontakt me tregun në fjalë.
“ Kjo është vërtetuar tashmë nga studime të cilësisë së lartë”, u shpreh Hamilton.
Ai shtoi se përdorues të internetit në mbarë Kinën po kërkojnë për gruan që punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan, e që mendohet të jetë “pacientja zero”, e cila duket sikur është “zhdukur nga faqja e dheut”.