Nisin udhëtimet me traget nga Durrësi drejt Italisë për këto dy kategori

Kompanitë e Trageteve në Durrës kanë njoftuar se nga dita e sotme do të nisin udhëtimet me traget për të gjithë ata qytetarë me shtetësi italiane ose shqiptarë që janë rezidentë në Itali.

Në njoftim thuhet se udhëtimet do të kryhen vetëm në linjën Durrës-Bari.

“Duke filluar nga sot të gjithë pasagjerët me nënshtetësi italiane ose me leje qëndrimi në Itali mund të udhëtojnë vetëm nga Durrësi në Bari”, përfundon njoftimi. (Gazeta SHQIP)

Por Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në lidhje me një lajm që sipas tyre është komunikuar nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” për rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë.

Përmes një komunikate ky autoritet sqaron se lajmi nuk është i vërtetë dhe se transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë.

REAGIMI

Back to top button
LAJMET E FUNDIT