VIDEO/ Flota e re e Policisë së Shtetit, Rama: Sot i japim policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale

Flotës së Policisë së Shtetit i shtohen 196 automjete të reja.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ambasadori Soreca morën pjesë për prezantimin e këtyre mjeteve.

Gjatë prezantimit të mjeteve shefi i qeverisë tha se nga një flotë qesharake që kishte policia e shtetit, tani do të kemi një flotë me fuqi të rem motorike.

“Ky kontribut i përbashkët financiar ku padiskutim kontributi i BE është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë.

Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale.

Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu.

Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, dixhitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronat e fjalës së fundit”, tha Rama. (TemA)

 

? 196 AUTOMJETE TË REJA I SHTOHEN FLOTËS SË POLICISË SË SHTETIT ??Vijon procesi i modernizimit të flotës së mjeteve të Policisë së Shtetit, e cila po dëshmon përditë dobinë e transformimit të thellë ku ka hyrë gjatë viteve të fundit, duke qenë gjithnjë e më shumë në lartësinë e pritshmërisë qytetare ndaj saj?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT