Sherr serbo-kroat për Nikolla Teslën (për të cilin ka pretendime se është edhe shqiptar)

Qeveria serbe ka dorëzuar një notë proteste ndaj Bashkimit Europian për shkak se një nga faqet online të bllokut – faqja e Qendrës për Mësimin e Fëmijëve – e përshkruante shpikësin e njohur Nikola Tesla si “kroati i famshëm”.

Ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka dërguar notën në Bruksel, ndërkohë qe para tij, ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç apeloi që BE-ja t’i kërkonte falje popullit serb.

Mbi Teslën ka disa pretendime dhe kjo nuk është gjë e rrallë në Ballkan.

Tesla lindi në Kroacinë e sotme, asokohe në Perandorinë Austro-Hungareze.

Një shkencëtar atipik dhe më shumë një kërkues dhe shpikës, ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Perëndim dhe SHBA duke iu dedikuar shkencës.

Serbia ka ndërtuar një muze për nder të tij, ndërkohë që një statujë ndodhet edhe në Zagreb, çka provon se asnjë prej të dy vendeve nuk heq dorë nga pretendimi absurd mbi origjinën, edhe pse gënjeshtra për të është faksifikim.

Ka pretendime ndërkohë, edhe se origjina e tij është shqiptare.

Saimir Lolja shkruan se:

Nisur nga emri i tij, NikollaTesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot.

Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin.

Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar.

Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore.

NikolaTesla lindi atje më 10 korrik 1856.

Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX.

Prandaj NikolaTesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shteterore.

Në këtë pamje të viti 1880 NikolaTesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë.

Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre.

NikolaTesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.

NikolaTesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT