Ministria e Infrastrukturës publikon kalendarin e riatdhesimeve, këto janë qytetet e Europës dhe oraret e fluturimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për datat 14-20 maj. Fluturimet janë për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit, por edhe anasjelltas, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në kalendarin e publikuar udhëtimet do të jenë të mundura nga Stambolli, Milanoja, Roma, Frankfurti, Zyrihu, Parisi, Londra drejt Tiranës dhe anasjelltas.
Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën.