Legalizimi i kanabisit/ Spartak Ngjela zbulon të vërtetën, ideja 2 miliardë dollarëshe që në kohën e Enver Hoxhës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet i vendosur për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, sipas tij, për qëllime mjekësore. Shefi i qeverisë shqiptare, gjatë konferencës për Ditën e Evropës, në krah të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se pas një viti punë, për pak kohë do të jetë gati drafti për përligjjen e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore.

Ndërkohë në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur rreth kësaj iniciative. Ngjela ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës.

“Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë. Pasi im atë që ka qenë këtu e 27 vjet, ministër i ekonomisë dhe dy vjet Ministër i Financave e ka pasur në axhendën e vet. Bimët medicinale ku hynte kanabais. Ai kërkoi 100 mijë hektarë dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliardë dollarë. Ishte 20 mijë dollarë hektari.

Vajti me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektarë dhe kryeministri ia bëri me shenjë se s’kam ç’bëj por shko të Enver Hoxha. Hoxha i tha a jeni në vete apo s’jeni në vete? Ai i tha ku ti çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Se donte varfërinë këtu njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku t’i çoj këto para. Si të jem kundër që kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë” tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT