Erion Veliaj: Po detajojmë projektin e Teatrit. Do ketë salla të të mjaftueshme dhe hapësira do 3-fishohet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë mbrëmjen e sotme se Bashkia është duke detajuar projektin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Veliaj tha se projekti i ri përfshin salla të mjaftueshme, me sistem ngrohje-ftohje dhe me 3 fishim të hapësirës së përgjithshme.
“Jemi në detajimin e projektit dhe fakti që kemi anuluar privatin ishte se artistët kërkonin disa gjëra që privati nuk ishte i gatshëm t’i bënte. Do marrim të gjithë kohën e nevojshme të projektit të ri, por do të bëhet. Do të jetë projekti i Bjarke Ingels… do ketë salla të mjaftueshme për prova dhe të mos jetë më një kotec. Teatri nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore dhe nuk është shpallur kurrë. Punimet do të fillojnë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër. Projekti është koncept ide nga Bjarke Ingels dhe asnjë centimetër që i përket teatrit nuk do të preket. Në lidhje me hapësirën e parkimit nga bashkia nuk është menduar ende, por di të them që jam negociator mjaft i fortë për të marrë maksimumin. Territori i teatrit do të 3-fishohet nga 3 mijë metra katror në 9 mijë metra”, tha Veliaj.