Rritje drastike e të prekurve me koronavirus në Gjermani pas hapjes, paralajmërimi i Merkel

Gjermania ka raportuar 933 raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri në vetëm 24 orët e funti. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Gjermani.

Sipas Institutit Robert Koch, agjencia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, kjo është një rritje e madhe e infektimeve krahasuar me një ditë më parë ku ishin vetëm 357 raste të reja. Kështu numri total i të infetkuarve në Gjermani ka shkuar në 170 508 raste.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani ka qenë mbi 1 për tre ditët e fundit radhazi, tha instituti. Një normë prej 1 do të thotë që mesatarisht, çdo person i infektuar po infekton një person tjetër.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar më parë se nëse numri – i njohur edhe si vlera R0 – rritet mbi 1, sistemi shëndetësor i vendit përfundimisht do të rëndohej. Instituti tha se është shumë herët për të treguar nëse virusi po rritet përsëri për shkak të paqartësive statistikore.

“Rritja e (shkallës së riprodhimit) bën të domosdoshme që të vëzhgohen me kujdes zhvillimet në ditët në vijim,” shkroi instituti në të dhënat e tij të përditshme.

Grupime të reja: Merkel paralajmëroi të hënën se ndërsa Gjermania po lehtëson kufizimet e bllokimit, mbetet “e rëndësishme për njerëzit që të mbajnë distancën sociale”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ” t’u përmbahen urdhërimeve ”.

Merkel si kurrë më parë/ 120 sekonda fjalim për koronavirusin dhe kombin gjerman (VIDEO)

Në një fjalim të shkurtër, me një frymë dhe pa qetësinë e zakonshme, Angela Merkel tha se qytetarët do të duhet të respektojnë masat e distancës shoqërore.

“Është shumë e rëndësishme për mua të theksoj përsëri faktin që po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe se tani do të jetë e nevojshme të jesh i sigurt që njerëzit do të respektojnë rregullat themelore, të cilat janë mbajtja e distancës, bartja e maskave. Kjo është shumë e rëndësishme. Faleminderit shumë “, tha kancelarja gjermane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT