“Dita me pozitivitetin më të ulët në vend”/ MSH: 28 të shëruar, në dy spitalet COVID, vetëm 1 në terapi intensive

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Ministria e Shendeteise beri sot me dije se në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19.

“Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %”, theksoi Dr Rovena Daja, nga ISHP, teska dha sot detajet me te fundit nga situata e koronavirusit ne vend.

Ne krye te listes renditet Tirana, Kruja, Shkodra dhe Kamza, nderkohe qe kater bashki numerojne vetem nga nje pacient aktiv.

Të shëruar sot janë 28 qytetarë.

Të shëruar – 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

Në spital – Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Humbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)

Testime totale                   11332

Testime molekulare          10802

Testime serologjike               530

Raste pozitive                        876

Raste të shëruara                   682

Raste Aktive                           163

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           70

Krujë             51

Shkodër        16

Kamëz           12

Fier                 5

Kurbin            3

Elbasan           2

Mirditë           1

Berat              1

Durrës            1

Korçë             1

Back to top button
LAJMET E FUNDIT