Të dënuarit që u liruan nga koronavirusi rrahin familjarët, ja sa të infektuar ka në burgjet shqiptare

Në burgjet e vendit janë identifikuar 18 persona pozitivë me Covid-19.

Vetëm 3 prej tyre janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka edhe sëmundje shoqëruese.

Rasti i parë që u identifikua në burgun 313 ishte një i dënuar italian, i cili më pas ia ngjiti edhe disa të burgosurve të tjerë. Sot në vendin tonë u identifikuan 4 raste të reja në rang vendi, duke e cuar në 876 numri në total të të prekurve.

Nga të dënuarit që përfituan nga Akti Normativ leje të veçantë 3-mujore, 3 prej tyre janë riarrestuar. Dy prej tyre për dhunë në familje dhe një tjetër për shkak se ka shkelur rregullat e karantinimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT