SHBA thirrje urgjente: Të ngrihet Gjykata Kushtetuese

Ambasada Amerikane përmes një postimi në Twitter bën thirrje për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të tjera i bëhet apel liderëve politikë që të tregojnë vendosmëri në këtë drejtim, pasi qytetarët nuk kanë pse presin më.
“Është bërë progress me Reformën në drejtësi, por ende duhet punë. Eshtë koha që liderët politikë të tregojnë vendosmëri për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët nuk kanë pse të presin më”, – thotë Ambasada Amerikane në një postim në Twitter.
“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 12, 2020