Shehu: Ju tregoj se sa i rrezikshëm është kanabisi, shqiptarët rrezikojnë të kthehen në kavje

Mjeku Tritan Shehu u ka bërë një thirrje shqiptarëve të kenë kujdes,ndërsa u tregon se sa e rrezikshme është droga dhe sa impakt negativ do të ketë legalizimi i kanabisit në Shqipëri.

“Kanabisi është një droge, rreth 80% e atyre qe shtrohen ne kliniken tone te toksikologjise për mbi doze nga “të fortat” e kane filluar me “tymosje”.

A e dini qe “tymosja” jep dëmtime te thella te nivelit intelektual e mund te shpërthejë skizofreninë.

A e dini qe kjo lloj “tymosje” eshte rreth 10 here me shume kancerogene se duhani etj, etj.

“Kanabisi mjekesor”?? Eshte vetem nje koperture per kete qeveri per te realizuar kanabizimin e vendit, mjafton te kujtoni vitet 2015-16, keshtu e filluan dhe atehere kur u mbush vendi, kur “tymosej” ne cdo shkolle, “lulezuan” e fituan grupet kriminale, u terrorizuan fshataret, qe te detyruar i paguani policise 10-15 E per bime te kultivuar duke u shkaterruar ekonomikisht ata vete, por pasuruar “boset” ne Tirane.”, tha Shehu.

Në Facebook ai shkroi se përdorimi i kanabisit ne shëndetësi është akoma në fazat e kërkimit shkencor.

“Bbëhet fjalë për sasi shumë të vogla, në kultivime krejt speciale, pa përfitim financiar, përkundrazi me kosto, që në Itali, Greqi etj e realizon ushtria. Pra zgjohuni e veproni përpara se “tymi” t’ju fusë në “gjumin letargjik“, se ashtu ju duan këta që kërkojnë t’ju përdorin si kavje!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT