VIDEO: Përplasja për Teatrin, Policia konfrontohet me artistët dhe aktivistët në shesh

Policia Bashkiake ka mbërritur para Teatrit Kombëtar dhe ka patur përplasjen e parë me artistët dhe aktivistët.

Një person pati konfrontim me njërin prej policëve duke i thënë: “Mos më prek me dorë, kush je ti që më prek me dorë”.

Ky i fundit reagoi duke i thënë: “Jam funksionar policie.”

Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është konsideruar si “pazar” nga mbrojtësit e Teatrit.

Gruaja që po xhironte videon, thotë se policia ka arritur për të hyrë në Teatër, ndërsa i bën ftesë të gjithë qytetarëve që të rrethojnë Teatrin për ta mbrojtur, shkruan Fax Web.

Efektivët e policisë u larguan duke lënë një letër konstatim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT