Dy vatra familjare, ku janë 11 rastet e reja me koronavirus në Tiranë

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot 18 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 898 numrin e të prekurve. Prej rasteve të reja gjatë orëve të fundit, 11 janë vetëm në Tiranë.
Rastet e kryeqytetit janë: 5 anëtare të një familjeje, 3 të një familjeje tjetër. Ndërkohë 3 prej rasteve janë pa lidhje me 2 vartat e para familjare.
ISHP deklaroi se pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Ditët e fundit ishin karakterizuar nga një numër i ulët të prekurish, ndërsa qytetet më problematike janë Tirana dhe Kruja.