Lame: Tani shërbimi merret për pesë minuta, Kadastra ka trashëguar 50 milionë dokumente

Kreu i Hipotekës, Artan Lame e shikon si një hap me rëndësi revolucionin teknologjik të Kadastrës.

Sipas tij, në këtë mënyrë është më e thjeshtë përballja me të ardhmen.

“Unë jam nga ata që kam bërë rezistencë që Kadastra të bëhet online. Praktikisht, që nga momentin që vendosëm për rrugën se si mund të bëhet dhe mënyra se si bëhet është ajo që po raportojmë sot. Elementi i ri është që të përballemi me të ardhmen, atë që pret qytetari nga ne. Qytetari me këto shërbimet e pronës ka tre elemente, e para ku, e dyta kur dhe e treta si.”, tha Lame gjatë prezantimit të kësaj risie, duke shpjeguar procedurën “Aplikimi bëhet online dhe nëse arrihet të paguhet me kartë, përgjigja merret brenda pesë minutave. Nga 4 mln e 100 mijë prona që ka Shqipëria, për 1 mln 700 mijë prona shërbimet merret brenda pesë minutash. Edhe për pronat e tjera që nuk janë në sistem, shërbimi merret pa u takuar fare me Artan Lame, por përgjigja nuk do të jetë në moment. Kështu zhdukim kontaktin me publikun. Një kategori mbetet dhe për këtë po bëjmë sportele të dedikuara nëpër drejtori, pra për ata që thonë se kam një pronë në vitin ’31. Nga dita e nesërme, për 1mln e 700 mijë prona, përgjigja merret brenda pesë minutash pasi bëhet pagesa. Kadastra ka trashëguar 50 mln dokumente. Me këtë sistem, hedhim rreth 12 mln dokumente. Koha e shërbimit ulet në tre deri në pesë minuta”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT