Marin Mema: Të Mbështesim shqiptarin i cili edhe pse në kushte të vështira nuk e tjetërsoj identitetin kombëtar

Marin Mema përmes emisoionit “Gjurmë Shqiptare” denoncoi se organizata OMONIA po tjetërson identitetin e shqipëtarve përmes presioneve.
Përmes një deklarate OMONIA sulmoi gazetarin Marin Mema, televizionin Top Channel dhe shtetasin Odise Gremo, të cilin e quan të sëmurë e të manipuluar. Nuk është hera e parë që OMONIA sulmon Marin Memën, i cili kujtojmë se figuron si person ‘non grata’ në shtetin fqinj.
Vetëm pak minuta më parë Mema me një postim në rrjetin social facebook është shprehur se ka ardhur koha që shqiptarët të ngren kokë dhe të mbështesin njeri-tjetrin.
Postimi i plote ne facebook:
THIRRJE (SHPERNDAJE)
Ashtu siç ju keni kërkuar masivisht sot po vëmë në shërbim llogaritë bankare ku sekush mund të dhurojë një mbështetje për Odise Gremon, banorin që refuzoi të mohonte identitetin e tij kombëtar.
Të dhënat mund ti gjeni më poshtë dhe përmes tyre synohet mbështetja e tij për problemet shëndetësore dhe jetesën. Mbi të gjitha kjo nuk është një kauzë personale, por një formë për të treguar se kushdo që ruan e mbron identitetin e tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më vetëm.
Kjo është një formë për të treguar se ka ardhur koha të ngremë kokën e të mbështesim njëri tjetrin, të kundërshtojmë teoritë ekstreme, urrejtjen dhe të gjithë ata që kërkojnë vetëm përplasje e deformim të të drejtave e lirive themelore të njeriut. Shqiptarët kanë ditur të mbijetojnë në shekuj dhe sot ka ardhur koha të tregojmë se do ta ruajmë identitetin tonë. Sigurisht fajtore është politika që asnjëherë nuk ka ditur të japë mbështetje, mundësi dhe një të ardhme.
Te dhenat bankare ne Shqiperi
Emri: Fondacioni Shqiperia Tjeter
Emri I bankes: Credins Bank
IBAN LEK : AL38 2121 1157 0000 0000 0131 4641
IBAN EURO : AL97 2121 1157 0000 0000 0131 4646
IBAN USD : AL54 2121 1157 0000 0000 0131 4644
SWIFT : CDISALTRXXX
Dega: Rruga “Vaso Pasha”, Nr.8, Tirane