Meta, tjetër mesazh për Teatrin: Europa nuk është thjesht euro, por vizion, kulturë dhe identitet

Teksa është përfshirë në debatin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, Ilir Meta ka shpërndarë sot një tjetër qendrim.
Presidenti shprehet se Europa nuk është thjeshtë euro, por në radhë të parë kulturë, vizion dhe identitet.
Mesazhi i Metës, drejtuar qeverisë, u publikua mbrëmjen e së enjtes nga ai vetë në Facebook.
“Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet! Mbroni Teatrin Kombëtar” – është thirrja e Metës.