Të moshuar, gra, fëmijë/ Basha nuk bindet, takime masive në Sukth (FOTOT)

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me banorë të Sukthit, të cilët sipas tij, vuajnë ende pasojat e tërmetit dhe harresën e shtetit në kohën e pandemisë.

“Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit”, deklaron kryedemokrati.

Sipas Bashës, banorët e kësaj zone, po vuajnë ende pasojat që la pas termeti i 26 nëntorit, ndërsa sot përballen edhe me varfërinë e shkaktuar nga Ramavirusi.

“RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.

Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes”

Por në pamjet e publikuara nga vetë PD, shihen grumbullime shqetësuese të njerëzve; mes tyre, të moshuar, gra dhe fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT