Alarmi/ Nuk gjenden dosjet e gjyqtarëve, KLGJ: Ka mos rakordim, pasoja për vettingun

Procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë akoma nuk ka përfunduar dhe pse ka nisur prej dy vitesh. Është kryer vettingu në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe pritet të shtrihet në gjykata ne shkallës së parë, ku pritet të ketë edhe largime masive të togave të zeza. Në raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor është ngritur shqetësimi se midis gjykatave nuk ka rakordime për dosjet për vendimet e dhëna.

Në raportin e siguruar nga Gazeta “Shqip” ngrihet një shqetësim i tillë, duke u fshehur në fjalën mos rakordim dhe kjo fjalë mund të ngrejë pikëpyetje se një pjesë dosjeve mbi vendimet nuk gjenden ne arkiva, e kjo mund të ndikojë në vlerësimin e gjyqtarëve.

“Duke mbajtur parasysh interesin që procesi i rivlerësimit të kryhet pa vonesa dhe duke monitoruar ecurinë e procesit koordinues midis gjykatave, deri më tani, evidentohet se: Ka një mos rakordim nga ana e gjykatave në lidhje me vendndodhjen e dosjeve, gjë e cila sjell një punë voluminoze për të gjurmuar dosjen deri në marrjen e saj. Kjo mungesë informacioni ka sjellë rrjedhimisht vonesa në hartimin e raportit dhe dorëzimin pranë KPK-së. Rekomandohet një proces më i shpejtë në kthimin e përgjigjeve nga ana e gjykatave”, thuhet në raportin e KLGJ-së.

Më tej theksohet se aktet e nisura nga gjykatat në disa raste kanë pasur mangësi dhe kjo ka bërë që kërkesat të ripërsëriten dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit të tej zgjatet. Rekomandohet saktësi më e lartë në kryerjen e proces gjetjes dhe fotokopjimit të materialeve nga ana e gjykatave ku kërkohen dosjet.

Por procesi i vettingut mund të zvarritet edhe për disa faktorë të tjerë dhe për këtë KLGJ dhe kjo lidhet me largimin e specialistëve.

“Nëpunësit përgjegjës për hartimin e raportit të analizimit të aftësive profesionale në disa raste kanë dhënë dorëheqjen, kanë dalë në pension apo janë transferuar në institucione të tjera brenda sistemit të drejtësisë, gjë e cila ka sjellë ricaktimin dhe rishpërndarjen e dosjeve që ata kanë pasur për të mbyllur me raport analizimi duke rritur dhe ngarkesën e punës. Kjo gjë ka sjellë një punë të shtuar për Komisionin si dhe vonesa në mbylljen e raporteve. Pasaktësitë në nxjerrjen dhe hartimin e statistikave nga ana e gjykatave kanë sjellë shumë probleme në zhvillimet e shorteve. Kjo për faktin se statistikat mbahen dhe përpunohen në mënyrë manuale nga administrata gjyqësore,  pasi sistemi aktual i menaxhimit të çështjeve nuk prodhon statistika”, thuhet në këtë raport.

Shkrirja e gjykatave

Sipas raportit të KLGJ-së konstatohet se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve ka pasur impakt në gjykata, sidomos në gjykatat me një numër më të vogël gjyqtarësh, ku si pasojë e  shkarkimit të 46 gjyqtarëve 55, janë krijuar vakanca duke shkaktuar një situatë të pazakontë në sistemin gjyqësor.

“Të tillë si ato subjekte që nuk kanë ushtruar veprimtarinë gjatë periudhës së rivlerësimit apo kanë qenë të pezulluar. Po të marrim të mirëqenë faktin se për 466 subjektet e rivlerësimit do hartohen raporte. Kjo gjë do ishte në rastin ideal, pasi nga tërësia e këtyre subjekteve, ka një përqindje të konsiderueshme të atyre që kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension, pa u mbyllur procesi me hartimin e një raporti analize profesionale”, thuhet në raport.

Deri më 31 dhjetor këto vakanca konsiderohen si fiktive, pasi deri në momentin e dhënies së vendimit përfundimtar nga KPA-ja, gjyqtarët janë pjesë e organikës së gjykatës dhe nuk mund të zëvendësohen. Si e tillë, me qëllim adresimin e situatës së krijuar, KLGJ-ja ka aplikuar një qasje proaktive në funksion të mirë-menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sistemit gjyqësor.

Kështu, masat e marra nga KLGJ-ja në këtë drejtim janë:  Emërimi dhe caktimit në detyrë i 25 magjistratëve të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018 dhe 2019;

“Caktimi i gjyqtarëve në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet e në mënyrë të përhershme. Gjatë vitit 2019, Këshilli ka shqyrtuar në total 845 kërkesa për caktim gjyqtari në përgjigje të të cilave ka caktuar 1209 gjyqtarë për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të ndryshme, nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyre të përhershme. Skema e delegimit të gjyqtarëve. Ndonëse e miratuar në vitin 2019, kjo skemë u bë funksionale në fillim të vitit 202057 kur KLGJ-ja pranoi kërkesën dhe komandoi një gjyqtare në Skemën e Delegimit. Këshilli e caktoi gjyqtaren në fjalë për të gjykuar pranë Gjykatës së Apelit Korçë për periudhë pothuajse 7-mujore;  Transferimi i gjyqtarëve. Aktualisht gjatë kësaj periudhe janë transferuar në total 12 magjistratë”, thuhet në këtë raport.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT