Ministrat shqiptarë nuk i ndjek askush në Instagram, nuk ka interes për aktivitetet e tyre (FOTO)

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe vitit 2017, Partia Socialiste e Edi Ramës, arriti që të merrte shumicën e votave të popullit.

Prej 7-vitesh Rama është kryeministri i vendit, e në krah të tij janë edhe ministrat e zv. ministrat.

Në qeverinë Rama, numri i ministreve femra është i barabartë me numrin e ministrave meshkuj, përjashtuar kryeministrin.

Ndërkohë gjatë këtyre viteve ka patur edhe ndryshime në kabinet, ku kreu i qeverisë ka marrë vendimet për të hequr një ministër e për të vendosur një tjetër.

Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, çdo ministër ka një profil në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto apo video të ndryshme nga aktivitetet e tyre në punë.

Edhe pse janë njerëz me pushtet, që marrin vendime të rëndësishme për vendin tone, duket se populli nuk ka aspak interes për aktivitetet e tyre.

Kjo vihet re pikërisht te numri i ndjekësve që ata kanë në “Instagram”. Për shembull, ministri i Jashtëm Gent Cakaj, numëron 7.145 ndjekës.

Për më shumë shfletoni fotogalerinë:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT