Meta: Marrëzi e krim t’i vësh kazmën Teatrit Kombëtar, rrezikohet BE-ja

Presidenti Ilir Meta i ka quajtur faktet e bëra publike në orët e fundit, një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar.

Ai shqetësohet sepse nuk po shterohet rruga e plotë kushtetuese dhe ligjore e kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë evropian dhe ndërkombëtar.

“Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta.

15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër!

Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!”, shkroi Meta në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT