Astrit Patozi: Se ç’kam një parandjenjë, asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur andej nga teatri deri më 18 maj

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi thotë se pavarësisht debatit të ditëve të fundit për prishjen e Teatrit Kombëtar, asnjë nuk do të ndodhë sipas tij deri më 18 maj.

“Nuk besoj se udhëheqësi i madh i partisë dhe i popullit do t’ia prishë shijen e kujtimit të ëmbël atij përvjetori të famshëm dhe të paharruar, duke i mbivendosur një ngjarje tjetër”, shkruan Patozi, duke iu referuar dhe marrëveshjes së 18 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha.

“E KAM NJË PARANDJENJË…

Dorën nuk e vë dot në zjarr, sepse kjo është qeveri e fortë, që e kap gjithmonë lepurin me qerre.

Por se ç’kam një parandjenjë që asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur andej nga teatri deri më 18 maj.

Nuk besoj se udhëheqësi i madh i partisë dhe i popullit do t’ia prishë shijen e kujtimit të ëmbël atij përvjetori të famshëm dhe të paharruar, duke i mbivendosur një ngjarje tjetër.

Kjo ndoshta mund të kursente ndonjë orë pagjumësie të panevojshme në këto ditë jubilare”, shkruan Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT