Shembja e Teatrit/ Basha mbledhje urgjente, koalicioni do të vendosë për…

Pas nisjes së shembjes së Teatrit, kreu demokrat Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në seli partitë aleate për të marrë vendim.

Basha tha se do të ketë një vendim politik lidhur me këtë situatë dhe dhunës së shkaktuar. Tashmë do të ketë një vendim politik për këtë çështje nga opozita.

”Ka përdorur dhunë. Tani që flasim kreu i FRPD ndodhet i shoqëruar në komisariat. Dhunë barbare dhe paligjshmëri. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pabesi.

Koalicioni opozitar do të mblidhet sot për të marrë një vendim. Me Edi Ramën, paligjshmëria, dhuna dhe pabesia nuk do të mbarojnë.Pa u larguar kjo qeveri. Kur ke një parlmant të dalë nga krimi, atëhere krimi kthehet në ligj.” -tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT