Vija e kuqe/ Basha mbledhje urgjente me aleatët, pritet vendimi për protesta

Liderët e partive të opozitës sapo janë mbledhur në selinë e PD-së për të diskutuar për aksionin e tyre politik pas rrafshimit të teatrit kombëtar.

Në selinë e PD-së kanë mbërritur Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili, si dhe liderët e partive të tjera politike.

Opozita ka paralajmëruar se do të reagojë fuqishëm ndaj aktit të prishjes së godinës së Teatrit. Vetë kryedemokrati Lulzim Basha e kishte cilësuar atë si vija e kuqe dhe ka paralajmëruar për reagim të fortë.

Mësohet se sipas burimeve, opozita mund të vendosë rinisjen e protestave. Vetë Basha ka deklaruar se sot është dita për të marrë vendime politike.

” Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi Basha per mediat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT