Teatri shembet nga fadromat, Sali Berisha kalon fundjavën në Gjirin e Lalzit

Në kulmin e debatit për Teatrin, ku opozita ishte e bindur se do ta mbronte me çdo kusht mosshembjen e godinës, Sali Berisha është tërhequr plotësisht. Duke e lënë politikën me Teatrin në dorën e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tjerë të PD, Berisha ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në vilën e tij miliona euro në Gjirin e Lalzit.

Duke thyer edhe rregullat e karantinës, sepse Tirana vijon të jetë zonë e kuqe, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga Tirana për të shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e tij në plazh.

Nuk dihet nëse kjo është një braktisje e kauzës, apo një lënie në dorën e Bashës të politikës së partisë. Por, nëse u kthehemi deklaratave të mëparshme të Berishës edhe në parlament, por edhe jashtë tij, Teatri është një aferë e madhe korrupsioni.

Por, pikërisht kur fadromat e shembën godinën, Sali Berisha zgjodhi të jetë larg në qetësi të plotë, atje në vilën mes pishave. Në 8 vitet e qeverisjes së tij, Berisha është akuzuar për korrupsion, që mesa duket ka arritur të sigurojë edhe vilën për të pushuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT