Ambasada Britanike bën thirrje: Dhuna nuk tolerohet nga asnjë palë, humbi mundësia për dialog

Shembja e Teatrit ka ngjallur reagime edhe ndërkombëtare. Së fundmi ka qenë Ambasada Britanike, e cila përmes një deklarate komenton situatën aktuale te Teatri Kombëtar dhe përplasjen e Policisë me qytetarët.

“Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri.

Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë. Dhuna minon parimet themelore të demokracisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT