Tensionohet situata/ Policia blindon institucionet, ndalohet çdo qytetar afër ministrive (FOTO)

Policia blindon rrugët që të çojnë tek institucionet kryesore të vendit. Edhe pse është ende një orar lëvizjeje, sipas akteve dhe urdhëresave të Qeverisë, policia nuk lejon asnjë lëvizje të paktën në rrugët që të çojnë tek Teatri, apo disa institucione të tjera aty rrotull.

Policët që ecin më këmbë janë me maksa në fytyrë, ndërsa pas tyre automjetet të gatshme për të bërë ndalimet e qytetarëve, sapo konstatohen në ato segmente rrugore.

Efektivë të shumtë policie i janë drejtuar zonës ku ndodhen protestuesit mbi parkun “Rinia” për t’i shpërndarë dhe liruar rrugën. Por nga ana tjetër protestuesit janë përgjigjur me thirrjet “polici e paligjshme”, “protestën e lejon Kushtetuta”, “Me cilin ligj po na largoni”, “Ne jemi teatri” etj dhe nuk kanë lëvizur nga vendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT