Vetëvendosje: Të lirohen aktivistët që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

Të lirohen aktivistët që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar
Pas protestës kundër aktit të paligjshëm e kriminal të shtetit ndaj trashëgimisë kulturore historike në shkelje të Kushtetutës dhe pikërisht gjatë pandemisë, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kërkojnë lirimin e personave të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme.
Aktivistët e LVV Shqipëri janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët Policia e Shtetit refuzon të japë informacion.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti.
Tiranë 17 maj 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri