Protesta për Teatrin/ Gazetari i drejtohet Ramës: Djali im nuk është terrorist, por student

Gazetari dhe botuesi Rexhep Shahu ka ndarë një foto të djalit të tij i cili, sipas tij është dhunuar gjatë protestës së ditës së sotme të mbajtur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Facebook, Shahu thotë se djali i tij nuk është terrorist, por student i Akademisë së Arteve dhe ata që i bëjnë keq ata bëhen qyqe.
“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist. Është student i Akademisë së Arteve. Ata që i bëjnë keq atij bëhen qyqe…”, shkruan gazetari Shahu.