Kryemadhi: Nuk lëviz më nga sheshi unë! Faji im që kam bërë kompromise! Më fal o Kadri Roshi

Kryetarja e LSI tha mbrëmjen e së dielës se do të qëndrojë e ulur në shesh pa limit.

Monika Kryemadhi tha se i kërkon falje Neritan Licajt dhe Kadri Roshit që nuk ka bërë sa duhet për ta mbrojtur Teatrin.

“Faji im është që kam bërë kompromise. Por këto i kam bërë për hir të stabilitetit” – tha ajo.

Kryemadhi shtoi se po qëndron në shesh si qytetare dhe me këtë gjest kërkon t’i shprehë ndjesën e saj njerëzve.

Ajo theksoi se të huajve nuk i dhimbset teatri jonë dhe se u kujtuan të flisnin vetëm pasi u prish.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT