Pas shembjes së teatrit, opozita merr një vendim me rëndësi për Reformën Zgjedhore

Opozita jashtëparlamentare ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e radhës për Reformën Zgjedhore, që do të mbahet ditën e nesërme.
Vendimi u morr gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha thirri në selinë blu mbrëmjen e sotme me aleatët dhe ish-deputetët e PD.
Ky vendim vjen pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Më herët Basha paralajmëroi aksion opozitar.
Ishte opozita jashtëparlamentare që kërkoi që mbledhja për Reformën Zgjedhore të bëhej sa më parë, por dita e sotme e ka tensionuar situatën.