“Boiken Abazin po e mbajnë me porosi nga lart”, reagon Arbër Zaimi: Aktivistët e Vetëvendosjes nuk frikësohen!

Aktivisti i lëvizjes vetëvendosje Arbër Zaimi ka reaguar në lidhje me shoqërimin e Boiken Abazit në polici.
Me anë të një statusi në facebook Zaimi thotë se ka mësuar se Abazin do e mbajnë 72 orë me porosi nga lart, shkruan ai.
Zaimi shkruan se aktivistët e tjerë janë liruar por drejtorin e qendrës vetëvendosje në Shqipëri do ta mbajnë 72 orë në komisariat.
“Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatërrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk frikësohen!”, shkruan Zaimi.
Postimi i plotë:
“Sapo mora vesh që Boiken Abazin po e mbajnë të arrestuar 72 orë. Shumë protestues i kanë liruar, por drejtorin e Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, me “porosi nga lart” po e mbajnë në afatin maksimal.
Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatërrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk frikësohen!”./abcnews.al