MSH: Shërohen 76% e të prekurve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja të infektuar me Covid-19. Nga 12,500 testime të realizuar janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 946 qytetarë, ndërsa 76% e të prekurve janë shëruar.
Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare bëhet e ditur se 13 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 janë të gjitha të zbuluara në qytetin e Durrësit.
“Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.
Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat”, bën me dije Dr. Flutura Beqo.