Shembja e Teatrit Kombëtar, kreu i SPAK flet për hetimet: Çështja s’ka lidhje me atë që…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për këtë çështje, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kontaktuam me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e pyetëm nëse do të ndikojë apo jo në hetime shembja e godinës së Teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK-ut me pretendimin se kishin prova se janë falsifikuar firma dhe dokumente në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Drejtuesi i SPAK-ut, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN-it se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar.

“Çështja është në hetim”, pohoi Kraja. Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK-ut Veliajn dhe Maznikun për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT