1000 policë blindojnë pedonalen e Tiranës dhe zonën e Teatrit, në protestë dhe agjentë të Antiterrorit

Pas pak minutash do të nisë protesta e paralajmëruar, ndërkohë, që Policia edhe pse nuk ka dhënë leje për këtë për shkak se është ende në fuqi Ligji për Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të pandemisë ka marrë masat.

Është rrethuar e gjithë zona pedonale në Tiranë, ndërsa shumë forca policie janë në gatishmëri. Janë më shumë se 1 mijë policë që përbëjnë kordonin e sigurisë, ndërsa shumë të tjerë ndodhen në automjete në zona të ndryshme të qendrës së Tiranës.

Shumë trupa policore kanë blinduar Kryeministrinë dhe Parlamentin. Ndërsa agjentët e Antiterrorit janë në gatishmëri, nisur edhe nja fakti se një natë më parë dy bomba Molotov u gjetën në hyrje të Parlamentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT