Meta me ambasadorët e BE para protestës për Teatrin, mungon SHBA

Pak minuta para protestës së Aleancës për Teatrin, e cila mbështetet nga opozita, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Burime ekskluzive bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe mësohet se temë e diskutimit është protesta. Gjithashtu burimet konfirmojnë mungesën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Bashkimi Evropian dje doli me një qëndrim për prishjen. Përmes një deklarate bëri të ditur se duhej dialog, por pas asaj që ndodhi kërkoi të mos ketë incidente në protesta.