Protesta/ Rama “provokon”, viziton disa metra larg TOB, ja mesazhi për teatrin

Kryeministri Rama e ka injoruar protestën e Aleancës për Teatrin që mbështetet nga opozita. Pa asnjë interes për të, Rama ka kaluar mes përmes Bulevardit për të qenë në teatrin e Operas, ndërsa shkruan në facebook:

“Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit – ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio – m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!

Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT