Budina: SPAK të hetojë shembjen e teatrit, ishte tentativë vrasjeje

Regjiori Robert Budina hapi protestën e sotme që mbahet pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.
Ai bëri thirrje që të tregohet kulturë dhe të shmangen përplasjet me policinë, ndërkohë që e bëri të qartë se protesta organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe jo politika.
“Kur shembja nisi ne po qëndronim brenda në godinë. I bëjmë thirrje SPAK që të hetojë këtë shembjen, pasi kjo ishte një tentativë vrasjeje”, tha Budina.
Ai i tha protestuesve se në këtë protestë do të mbrohet vetëm kauza për teatrin. “Ne jemi këtu pa asnjë interes politik, ju falënderoj për pjesëmarrjen”.